Reka, Siljanovska dhe Pendarovski vazhdojnë fushatën

Fushata parazgjedhore për kryetar shteti ka filluar më 1 prill, ndërsa kandidatët të cilët synojnë të udhëheqin me shtetin edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre.

Marketing

Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski dje kanë realizuar takime me qytetarët nëpër vende të ndryshme.

Kandidati i cili përkrahet nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, Blerim Reka, dje ka mbajtur tubim në Dibër, tha se Dibra e dinë mirë se ç’ka është eksodi.

“Dibra saktësisht e dinë se çfarë është eksodi. Më mirë se ju nuk e din askush se çfarë është eksodi. Ju jeni përgjigja më e mirë për ata që thanë se nuk është koha për president shqiptarë! Ju sonte demantuat thënien se nuk ka ardhë kjo kohë. Nëse ne vazhdojmë të presim, atëherë vendi ynë do të zbrazët! Ju jeni pjesa më intelegjente e kombit shqiptarë”, tha Reka.

Kandidatja e partisë opozitare maqedonase Gordana Siljanovska, dje ka mbajtur takime me qytetarët në Demir Hisar ku tha se Maqedonia është një ndër vendet e pakta e cila disponim për BE dhe NATO, ndërsa pushteti keqpërdori BE-në dhe NATO-n në pyetjen e referendumit.

“Pyetja e referendumit ishte: A jeni për BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen e Prespës, ndërsa qeveria e di shumë mirë se disponimin e Maqedonisë”, tha Siljanovska-Davkova.

Ndërsa kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski, dje ka qenë në tribunë në Berovë ku tha se pushteti është dashur të merr vendime të rënda.

“Pushteti duhej të merrte vendime të vështira dhe kompromise për të hapur portat drejtë Evropës. Më herët ishim në tunel dhe u kthyem 30 vjet më herët. Erdhi një gjeneratë e politikanëve që vendosën të mos vendosnin problemet nën qilim dhe morën vendime kyçe që të dalin nga izolimi ballkanik”, tha Pendarovski.

Marketing