“Reket”, Boki 13: Rrobat i kam blerë në vitin 2013

Boki 13 sot në Gjykatë në detaje i përshkruante fotot që i ka publikuar në rrjetin sociale Instagram. Para gjykatës deklaroi se veshje të shtrenjta kishte edhe në vitin 2013 kur edhe i ka bërë fotot. Për veshjet që i tregoi, tha se ia ka marrë Prokuroria. Boki 13 sqaroi brendin e secilës veshje. Ai prezantoi këpucë, pantallona, këmisha, kostume, kapotë, shalle, çanta, rripa, syze. Shanel, Tom Ford, Luj Viton, janë firmat e veshjeve që Boki i ka pasur më herët. Sipas avokatit të Jovanovskit, me këto fotografi bie poshtë teza se veshja e Boki 13 është blerë me paratë që i ka marrë nga Orce Kamçev.

Marketing

Prokuroria thotë se “me paratë për ndikim të kundërligjshëm gjatë pjesës së dytë të vitit 2019 është blerë kjo veshje”. Ky është dispozitivi i kësaj aktakuze. Gjatë pjesës së dytë të vitit 2019, ndërsa këtu shihni se janë nga viti 2013 dhe ka mijëra pjesë veshjesh – tha Sasho Dukovski, avokat i Boki13.

Kjo nuk është dëshmia e vetme që Boki 13 e prezanton para gjykatës në mbrojtjen e tij. Dje avokatët kanë marrë USB nga ekspertiza e bërë e telefonit të Boki 13 me përmbajtjet e plota. Avokati Dukovski paralajmëroi se hollësitë do të prezantohen në ndonjërën nga seancat e radhës. Para se të publikohen këto dëshmi nga USB, Katica Janeva në gjykatë do të sqarojë si është zhvilluar hetimi në PSP për rastin “Perandoria” kundër biznesmenit Kamçev. Për dëshmitarë ajo i ka propozuar ish koleget e saja Lençe Ristovska, Fatime Fetai, Gavril Bubevski dhe Trajçe Pelivanov.

Marketing