“Reket”, Janeva po mendohet nëse do të dëshmojë

Është e pasigurt nëse Katica Janeva do të japë dëshmi, para Vilma Ruskoskës në lidhje me rastin “Reket”. Avokatët akoma nuk kanë marrë udhëzime të sakta, nga ish shefja e PSP-së, si ta përgatisin mbrojtjen. Ata e vizitojnë Janevën në Shutkë dhe e njoftojnë me dëshmitë që prokuroria e krimit të organizuar i ka siguruar kundër saj.

Marketing

Për momentin, Janeva nuk po shqyrtonte mundësinë e marrëveshjes me prokurorinë. Ndërkohë Vilma Ruskoska është ende duke hetuar, sesi deklarata e Zoran Milevski-Kiçeec arriti të ofrohet për para, te avokatët e rastit “Reket”. Shefja e prokurorisë së krimit të organizuar nuk jep detaje, përveç se ata po kërkojnë “informatorin”. Kryeministri Zoran Zaev gjithashtu pret një zgjidhje përfundimtare në rastin “Reket”.

Hetimi për rastin Reket ka përfunduar. Katica Janeva dhe Boki 13 janë në paraburgim dhe përmes ankesave në gjykata ata po përpiqen të dalin nga Shutka. Zoran Milevski-Kiçeec është në izolim në shtëpi. Të gjithë dyshohen për zhvatje të më shumë se 1 milion euro, nga biznesmeni Orce Kamçev, duke premtuar se do ta ndalojnë hetimin e PSP-së, kundër tij për pastrim parash.

Marketing