“REKETI”, asnjë gjurmë nga informatori për dëshminë

Tanimë tre ditë gjyqësori nuk përgjigjet prej ku është publikuar procesverbali i denoncuesit të rastit Reket. Nga Prokuroria e Ruskoskës thonë se po ndërmarrin aktivitete për të vërtetuar se si këto dokumente janë publikuar në opinion, por përsëri theksojnë se dokumentin e kanë pasur edhe në Gjykatën Penale. Nga atje kryetari Ivan Xholev e zgjeroi rrethin e institucioneve nga ku mund të kishte dalë dokumenti në opinion. Ai thotë se ata lëndën e kanë dërguar edhe deri tek Apeli dhe se kanë pritur ta marrin përsëri, për të vërtetuar nëse një procesverbal i tillë ekziston në këtë lëndë, pasi që siç thonë, përderisa lënda ka qenë tek ta nuk i kanë kushtuar vëmendje nëse procesverbali i Kamçevit është në lëndë ndërsa e kanë dërguar tek Apeli në kasafortën të cilën ua kanë dorëzuar pas ankesës për paraburgim nga të dyshuarit në rastin Reket. Avokatja Ruzhica Nikollovska për Alsat thotë se as denoncuesi e as dëshmitari nuk merr kopje nga procesverbali, me çka ajo praktikisht hedh poshtë mundësinë që të jetë publikuar nga Kamçev. Megjithatë, shton se Prokuroria duhet seriozisht t’u qaset dokumente të këtilla të besueshme.

Marketing

Nuk mund të prejudikoj, e as të them kush ka mundur të jetë, por rolin kyç në fazën e hetimit e ka pikërisht prokuroria. E dini si? Personi që jep dëshmi të tillë apo deklaratë të tillë, kuptohet në atë moment, por ju them, në praktikë nuk janë dhënë procesverbalet e këtilla”-tha Ruzhica Nikollovska, avokate.

Sipas Nikollovskës, kjo është hera e parë që publikohen procesverbale. Ajo kujton situatën e njëjtë edhe me rastin e ngjarjeve të 27 prillit. Një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur u publikua në opinion dhe askush për këtë nuk mori përgjegjësi.

Marketing