”Reketi”, Gjykata e Apelit vendosë për paraburgimin e Boki 13

I dyshuari i parë në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski, në seancë publike në Gjykatën e Apelit ka arsyetuar ankesën e tij me të cilën kërkon heqjen e paraburgimit dhe zëvendësimin e saj me arrest shtëpiak.

Marketing

Ai para trupit gjykues tha se nuk do të arratiset dhe se në të ardhem do ta dëshmojë pafajësinë e tij.

“Nuk ankohem për trajtimin në burgun e Shutkës, por unë jam në gjendje rreziku për jetë. Kam probleme me organet. Më është dëmtuar një nerv gjatë operacionit në lukth, të cilin e kam bërë me dëshirën time. Nuk jam në gjendje të mirë psikike. Mushkëritë e bardha më janë dëmtuar, kam dhe 4 diagnoza në boshtin kurrizor. Unë duhet të jem gjallë dhe shëndoshë dhe jo i vdekur. Unë ndoshta nga jashtë dukem mirë, por nuk ndjehem ashtu. Jetoj për të dëshmuar të vërtetën dhe pafajësinë time. Do të marr pjesë në procedurë të drejtë juridiko-penale. Lus Këshillin Gjyqësor të pranojë ankesën time”,- tha Jovanovski para gjykuesve në Apel.

Mbrojta garantoi se Jovanovski nuk do të arratiset dhe rikujtoi se ka nevojë për terapi dhe hospitalizim.

“Vlerësojmë se rrethanat për të cilat i është caktuar dhe vazhduar paraburgimi, rreziku nga arratisja dhe përsëritja e veprës në rastin konkret nuk mbajnë. Prapë do të them se çdo ditë e dërgojnë në spital dhe unë nuk e kuptoj se është më shtrenjtë që çdo ditë të dërgohet në trajtime në klinikë se sa të hospitalizohet”,- u shpreh avokati mbrojtës, Sasho Dukovski.

Për ankesën e Bojan Jovanovskit, Gjykata e Apelit do të vendosë ditëve në vijim. Boki 13 së bashku me avokatin e tij mbrojtës, pas seancës publike në Apel, vazhduan me shqyrtimin e dëshmive në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Marketing