“Reketi”, gjykimi për Janevën e Boki 13 vijon të premten

Të premten vazhdon gjykimi për rastin “Reket”. Në sallën gjyqësore përsëri kthehen Boki 13 dhe Katica Janeva. Gjatë gjykimit duhet të dëshmojë biznesmeni Orce Kamçev nga i cili të akuzuarit kanë zhvatur 1.5 milion euro por si dëshmitare duhet të paraqitet edhe gruaja e tij, Ana, e cila e ka dhënë gjysmë milionëshin e parë.
Gjykimi i Zoran Milevskit – Kiçeec për rastin “Reket” zgjati për 48 orë. Dje pranoi se është fajtor, ndërsa sot gjykata i shqiptoi dënimin me tre vjet burg. Kiçeec aktvendimin e dëgjoi personalisht në sallën e gjyqit, ndërsa gjykatësi i përmendi edhe Boki 13 dhe Katica Janeva duke lexuar disa pjesë të aktakuzës së Vilma Ruskoskës por edhe e shpjegoi edhe rolin ndërmjetësues të Kiçeecit gjatë zhvatjes prej 1.5 milion eurove nga Orce Kamçevi. Deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit Kiçeec do të mbetet në arrest shtëpiak edhe pse kërkoi të mbrohet në liri.

evn