“Reketi”, Katica Janeva thotë se është e pafajshme

Katica Janeva distancohet nga akuza e Villma Ruskovskës. Ajo e quajti rastin “Reket” tw montuar dhe se kundër saj nuk ka dëshmi, duke thënë se nuk ka marrë para. Ish prokurorja speciale në mbrojtjen e saj gjatw gjykimit të sotëm në rastin Reket tha se askush nuk kishte ndikuar te ajo, për ta lehtësuar pozicionin e biznesmenit Orce Kamçev në hetimin “Perandoria”. Përkundër kësaj, Janeva thotë se vetë Kamçev ishte interesuar nëse ai ishte në shënjestër të PSP-së, dhe është ofruar që ti ndihmonte prokurorisë. Ajo theksoi se pikërisht Gjykata Supreme e liroi Kamçevin nga arresti shtëpiak në muajin mars.

Marketing

Kur jemi te Jordan Kamçev. Ai paraprakisht kërkoi me garanci. U refuzua katër herë. Dhe dy herë dhashë mendim negativ që t’i refuzohen, pasaporta e Maqedonisë dhe e Bullgarisë. I dhashë vetëm pasaportë të përkohshme”-tha Katica Janeva.

Janeva pret aktvendim lirimi ndërsa avokatët e saj pohojnë që akuza nuk ka dëshmi.

Me këto pohime nuk pajtohet prokurorja Ruskoska.

Absolutisht nuk është e vërtetë që akuza bazohet vetëm në dëshminë e një dëshmitari. Prokuroria, të cilën jam duke e udhëhequr aktualisht, nuk do të ngrejë aktakuzë për asnjë çështje bazuar vetëm në dëshminë e një dëshmitari ose një pale të dëmtuar “-theksoi Vilma Ruskovska, Prokurore.

Seanca e radhës dëgjimore është caktuar për në 19 maj, kur janë planifikuar fjalët përfundimtare të prokurorisë dhe mbrojtjes.

Marketing