“Reketi” VMRO-DPMNE: Të hapet hetim ndaj Zaevit

VMRO – DPMNE kërkon që kryetari I LSDM-së Zoran Zaev të japë llogari para prokurorisë publike, pasi i dënuari  Bojan Jovanovski tha se paratë e zhvatjes kanë përfunduar tek Zoran dhe Vice Zaev. Nga partia e Mickovskit kërkojnë që të hapet hetim ndaj Zoran Zaevit, duke vlerësuar se e njëjta është deshur të bëhet më herët kur Boki 13 ka deklaruar se ka marrë porosi nga Zaev për t’u takuar dhe njoftuar me dëshmitë më 16 prill, pesë ditë para se Zaev ta paraqiste rastin në prokurori.
“Boki 13 është kryerësi i drejtëpërdrejtë i zhvatjes. Paratë që ai ka zhvatur kanë përfunduar tek Zaevët. Dëshmia e Boki 13 sot në gjykatë si dhe dokumentet dhe dëshmitë e dhëna paraprakisht, janë më se të mjaftueshme që Zoran Zaev të ftohet në prokurorinë publike dhe të hapet hetim kundër tij, të merret në pyetje si dhe t’i merret telefoni për ekspertizë.”- tha Orce Gjorgjievski, anëtarë i komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së