“Reketi”,Kamçeva: Kishim frigë nga fuqia e Janevës, Boki 13 i dinte të gjitha hapat e PSP-së

Gjatë gjykimit të sotëm për rastin “Reket”, gruaja e Orce Kamçevit, Ana Kamçeva tha se vjehrra e saj Ratka Kamçeva kishte tërhequr 350.000 euro nga kompanitë e tyre për ti dorëzuar tek ajo për pagesën e zhvatjes për tretman më të mirë të burrit të saj, Orce Kamçev.

Marketing

“Pastaj më mori me makinë Zoran Milevski dhe më çoi tek banesa e Bojan Jovanovskit në Ormani. Katica ishte ulur në dhomën e ndenjes. U përshëndetëm me Katica Janevën dhe biseduam për fëmijët. Unë i tregova asaj se në çfarë gjendje ishim unë dhe fëmijët ndërsa ajo më tha se nëse nuk do të ishte Bojan Jovanovski, djali i saj do të punonte në një anije. Ne u dhamë atyre 500.000 euro”, tha Kamçeva gjatë dëshmisë së saj.

Kamçeva theksoi se Janeva i kishte përmendur asaj se mund të ndiqte penalisht atë dhe vlerësuesin për garancionin prej 14 milion eurove, sepse një pjesë e pasurisë ishte nën qira.

“Katica Janeva më kujtoi që nëse biseda do të dilte nga shtëpia e Bojan Jovanovskit, ajo do ta dinte se ishte nga unë, sepse ajo kishte besim tek Jovanovski dhe Kiçeec. Ajo tha se kishte mundësi të hapte jo vetëm një, por shumë lëndë tjera për Kamçevin. Kërcënohej me fuqinë e saj. Kisha frikë nga fuqia e Janevës. Por nuk ishte ajo që kishte fuqinë. Bojan Jovanovski ishte Prokuror Special Publik. Ai dinte gjithçka. Kush do të arrestohej dhe gjithçka që thoshte, ndodhte”-theksoi Kamçeva.