“Reketi” LSDM: Më në fund funksionoi drejtësia

Nga LSDM me kundërpërgjigje se më në fund në vend funksionoi drejtësia. Thonë se pretendimet për përfundimin e parave tek Zaev, nxjerin në pah lidhjen e VMRO-DPMNE-së me Zhvatjen.
 “Nga deklarimi i njërit prej të dënuarve në rastin Zhvatje, ne, por edhe opinioni i gjërë mund të kuptojmë dhe shohim se del në pah lidhja e të dënuarve në rastin Zhvatje me VMRO-DPMNE-në dhe Hristijan Mickovskin. Kishim mundësinë të ndëgjojmë se me kë është takuar Mickovski, për çfarë kanë biseduar, si janë përgatitur zgjedhjet në Ohër. Drejtësia doli në pah.”- tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM–së.
Nga LSDM konsiderojnë se gjykimi transparent do të duhet të vazhdojë edhe për rastet tjera sikurse ‘Talir’ për finansim të jashtligjshëm të partive politike, ose rastin ‘Perandoria’ për pastrim parash, si dhe shumë procese të tjera gjyqësore.
Marketing