“Reketi”shpërthejnë bomba të reja

Nëntë biseda të reja të shkurta të përgjuara janë publikuar në “Youtube”, në kanalin “U6e Big” lidhur me rastin “Reket”. Me shtatë publikimet e mëhershme, tani në internet janë publikuar gjithsej 16 biseda audio ku dëgjohet një zë, i cili ngjan një biznesmeni, dëshmitar në rastin në fjalë, por edhe i dyshuar në rastin e PSP-së, “Perandoria”. Materialet e fundit audio janë publikuar sot. Në një pjesë prej tyre, dëgjohet biseda nga persona meshkuj. Ata bisedojnë që në çantën “Luj Viton” ka lokator Xhi Pi Es (GPS), por edhe dëgjohet një zë i cili thotë se çanta e shtrenjtë përplot me euro nuk ka përfunduar tek kryeministri Zoran Zaev. Në mënyrë shtesë, zëri i njëjtë, i cili supozohet të jetë i biznesmenit të njohur i dyshuar për larje parash në rastin “Perandoria”, konstaton se nga arresti shtëpiak i ka lëshuar Supremja apo siç shprehet “Jovo na ka lëshuar”.

Marketing

Përderisa në katër ditët e fundit, në mënyrë anonime janë publikuar biseda të reja në lidhje me rastin “Reket”, prokuroria siguron se po heton se kush i ka publikuar bisedat dhe nga ku, kush fshihet pas profilit në Youtube. Në mënyrë plotësuese po hetohet nëse në incizime ka elemente të veprës penale.

Pasi që të mblidhen dhe analizohen provat, prokuroria do të vendosë nëse dhe kush do të thirret të dëshmojë para prokurorit, gjë që është shumë herët për të folur”-thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Para këtyre audio materialeve, publiku, përmes gazetës italiane djathtiste “La Verita”, u njoftua me mënyrën se si Boki 13 dhe Zoran Kiçeec morën para nga Orce Kamçev. Gazeta publikoi video materiale nga shtëpia e biznesmenit. Deri më tani, prokuroria nuk ka asnjë përgjigje se si provat të Kamçevi ua ka dorëzuar atyre për milionat e mara përfunduan në opinion e vetë ai mohoi t’ia ketë dhënë “La Verita”. Në rastin “Reket” të akuzuar janë Boki 13 dhe Katica Janeva dhe ndërsa i pandehuri i tretë Zoran Milevski – Kiçeec e pranoi fajin dhe u gjykua me tre vjet burg.

Marketing