Rekomandimet e Venecias,Ademi: MASH e gatshme t’i pranojë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e gatshme të pranojë rekomandimet e Komisionit të Venecias mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në fushën e arsimit me qëllim të sigurimit të kuadrit cilësor të gjuhëtarëve. Këtë e konfirmon ministri Arbër Ademi. Komisioni kishte rekomanduar metodologji dygjuhësore dhe shumë-gjuhësore të mësimit dhe jo ndarje në vijë etnike.Jemi të gatshëm dhe kemi kapacitet që të përmbushim atë rekomandim dhe në fakt këto janë edhe angazhimet tona dhe përcaktimet tona për ta përmirësuar cilësinë në sistemin arsimor qoftë përmes mësimit të gjuhëve të të gjitha komuniteteve në vend, qoftë përmes mos-ndarjes së nxënësve tanë dhe shkollave tona mbi baza etnike – u shpreh Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Marketing