Rekord i ri për Taynan, çdo këngë e saj pjesë e “The Top List”

Tayna është një ndër artistet që u shndërrua shumë shpejt në një ndër këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor shqiptar. “Columbiana” ishte deubitimi i saj i parë muzikor, i cili menjëherë rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar, duke u shpallur për disa javë si kënga më e bukur në listën zyrtare të “Top Awards”.

Marketing

Po pa kaluar shumë kohë Tayna prezanoi projektin e parë “solo”, “Shqipe” një këngë e cila gjithashtu rezultoi mjaft e pëlqyer për publikun shqiptar. Ndërkohë që reperja nuk ndalet se publikuari projekte të njëpasnjëshme, ajo ka arritur një rekord të ri në klasifikim dhe kjo për faktin se çdo këngë e saj gjendet në “The Top List”.

Pavarësisht prurjeve të reja, fansat vazhdojnë të mbështesin artisten e tyre të preferuar përmes votave edhe më këngët e para, më të cilat u bë e njohur.

Tayna, e cila në total numëron plot 12 këngë, pozicionohet mjaft mirë thuajse me çdo këngë të saj në klasifikim.

“Sicko”, “Bye Bye”, “Pasite”, “Aje”, “Columbiana”, “Doruntina”, “Caliente”, “Shqipe”, “Kce”, “Pow Pow”, “Fake” dhe “Ring Ring” pozicionohet ekzaktësisht në vendin e 4-t, 12-të, 18-të, 26-të, 32-të, 37-të, 38të, 39-të, 41-të, 42-të, 43-të dhe 46-të.