Rekord në fluturim, New York-Londër më pak se 5 orë

Një avion i “British Airways”-it ka thyer rekordin për fluturimin më të shpejtë të kohëve midis New Yorkut dhe Londrës, duke arritur shpejtësinë e mbi 1.287 kilometrave në orë.

Marketing

Avioni “Boeing 747” fluturoi gjatë natës mes të së shtunës dhe së dielës dhe arriti në destinacion për katër orë e 56 minuta, ndërsa stuhia “Ciara” i ishte drejtuar Mbretërisë së Bashkuar.

Fluturimi ishte shumë më i shpejtë se zakonisht me erën që e kalonte shpejtësinë e 321 km në orë – thanë ekspertët.
Avioni u ul në aeroportin ‘Heathrow’ në orën 4.43 minuta, thuajse dy orë më herët nga sa ishte planifikuar.
Shpejtësia maksimale e tij në fluturim ishte 1.327 km në orë sipas Flightradae24, një shërbimi të gjurmimit online të fluturimeve.

Platforma vlerëson se koha mesatare që i duhet një avioni të përshkojë distancën mes Londrës dhe New Yorkut është gjashtë orë e 13 minuta. Por avioni i “British Airways”, e bëri këtë për dy orë më pak, duke thyer edhe rekordin e një avioni “Airbus A 350” të “Virgin”-it, fluturimi i të cilit në të njëjtën distancë kishte zgjatur disa minuta më shumë./tch

Marketing