Rekord rastesh të reja me COVID, 445 në 24 orët e fundit dhe 9 viktima

Në 24 orët e fundit janë kryer 2080 testime për COVID-19 dhe prej tyre 445 kanë rezultuar pozitivë.

Marketing

249 raste janë regjistruar vetëm në Shkup, e ndjekur nga Strumica me 36 dhe Shtipi me 25 raste.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë.

Ndërsa janë shëruar 77 pacientë të tjerë.