Rekorderë evropianë sipas konsumit të ujit, qytetarët e Shkupit më së shumti me 640 litra në ditë

Gjatë verës kur rrugët e qytetit janë “boshe”, ndërsa termometrat tregojnë mbi 40 gradë, qytetarët e Shkupit i përsërisin vargjet “Shkupi ka mikroklimë verë përvëluese, koçan dimër…” nga kënga për kryeqytetin e grupit “Leb i soll”. Lumi Vardar, shatërvanët, çezmat rrugore, por edhe ndonjë pellg nga uji i derdhur nga livadhet, sado që duken pak dhe pamjaftueshëm nën diellin e korrikut, e freskojnë Shkupin duke iu falënderuar burimit Rahçe.

Marketing

Konsum më të lartë të ujit në Shkup në dhjetë vitet e fundit është regjistruar më 6 gusht të vitit 2017, kur sipas matjeve të rrjetit ujësjellës të qytetit janë shpenzuar gjithsej 353.558 metra kub, gjegjësisht rreth 640 litra ujë për kokë banori.

Në nivel kombëtar, sipas të dhënave të Eurostat, konsumojnë 118.2 metra kub ujë për kokë banori, gjë që na bën rekorderë në rajon me rreth 323 litra ujë për kokë banori në ditë. Maqedonasit në nivel vjetor konsumojnë më shumë ujë sesa banorët e Sllovenisë, Bosnjës e Hercegovinës, Bullgarisë dhe Kosovës së bashku.

Qytetarët e Shkupit konsumojnë mesatarisht rreth 500 litra ujë për person gjatë verës

Me fillimin e sezonit të verës dhe temperaturat e larta, nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup informojnë se shënohet edhe rritje të konsumit të ujit në qytet, por sigurojnë se burimi Rashçe ka kapacitet të mjaftueshëm për plotësimin e nevojave.

– Rendimenti i burimit të Rahçes ka karakter të ndryshueshëm, kështu që ka vite kur nevoja e përgjithshme është e kënaqur me ujë vetëm nga Rahçja, por ka edhe vite kur është e nevojshme të plotësohen sasi të caktuara të ujit e nga bunarët. Sivjet konsumi më i lartë i i ujit është regjistruar në qershor, 310,496 metra kub në ditë. Nëse supozojmë se Shkupi ka rreth 550,000 banorë, mund të përllogaritet që për çdo kokë banori bëjnë pjesë rreth 560 litra në ditë, thuhet në kumtesën e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.

Historikisht, konsum më të lartë të ujit në Shkup ka në korrik dhe gusht. Megjithatë, nga “Ujësjellësi” Shkup sigurojnë se ka ujë të mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e qytetit. Varësisht nga gjendja natyrore hidrologjike e burimit Rahçe, nëse ka nevojë, lëshohen në përdorim edhe shtatë rajonet e bunarëve “Nerezi” dhe “Lepenc”.

– Rendimenti natyror i burimit të Rahçes ndryshon në nivelin prej tre deri në shtatë metra kub në sekondë. Për të përmbushur nevojat e qytetit, nevojiten rreth 3.5 – 4 metra kub ujë në sekondë, bëjnë të ditur nga kjo ndërmarrje.

Gjatë viteve, humbja e përgjithshme në sistemin e ujësjellësit, sipas NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup, është rreth 60 për qind. Theksojnë se është e vështirë të përcaktohen kategoritë e këtyre humbjeve, pasi ato përfshijnë defekte reale teknike, por njëherësh edhe konsum të ujit për dedikime të tjera që nuk faturohen, siç janë ujitja e gjelbërimi të qytetit, larja e rrugëve dhe nevoja të tjera komunale, çezma për ujë, vjedhje të ujit dhe ngjashëm.

Konsumi i ujit gjatë viteve është i qëndrueshëm dhe shkon rreth 315 mijë metra kub në ditë. Sipas të dhënave të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup në dhjetë vitet e fundit, konsumi më i lartë është regjistruar më 6 gusht të vitit 2017, me 353.558 metra kub në ditë, që është rreth 640 litra ujë për kokë banori në ditë.

Konsumi maksimal gjatë viteve sipas të dhënave të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup është si vijon:

2018 22 korrik 320.338 m3/den ose 582 litra për kokë banori

2017 6 gusht 353.558 m3/den ose 642 litra për kokë banori

2016 13 korrik 326.504 m3/den ose 593 litra për kokë banori

2015 22 korrik 329.721 m3/den ose 599 litra për kokë banori

2014 8 korrik 320.939 m3/den ose 583 litra për kokë banori

2013 6 gusht 331.169 m3/den ose 602 litra për kokë banori

2012 9 korrik 337.945 m3/den ose 614 litra për kokë banori

2011 14 korrik 335.185 m3/den ose 609 litra për kokë banori

2010 16 gusht 327.221 m3/den ose 594 litra për kokë banori

2009 29 korrik 311.352 m3/den ose 566 litra për kokë banori

Nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup u rekomandojnë konsumatorëve të tyre dhe qytetarëve të Shkupit gjatë periudhës së verës të përdorin ujin në mënyrë racionale për nevojat e shtëpisë dhe të mos keqpërdoret për ujitje të paarsyeshme të gjelbërimit, freskimit të rrugëve, mbushjen e pishinave dhe nevojave të tjera të tepruara.

Uji është i domosdoshëm edhe për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe livadheve

Gjelbërimi dhe sipërfaqet me barë nëpër qytet ujiten me ujë nga bunarët ose ujë nga sistemi i ujësjellësit të qytetit, varësisht nga kushtet. Nga “Ujësjellësi” Shkup paralajmërojnë se ndonëse disa komuna kanë projekte për ndërtimin e bunarëve për ujitjen e gjelbërimit me ujëra nëntokësorë, ende shumica e tyre përdorin sistemin e ujësjellësit për ujitje. Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se edhe pse nuk faturohen, kanë filluar me vendosjen e ujëmatësve në lidhjet e rrjeteve të parqeve që të matet konsumi i ujit për këtë dedikim.

Nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup informojnë se për ujitjen e një pjesë të gjelbërimit nëpër qytet përdoret ujë i bunarit, ndërsa pjesa tjetër ujitet nga ujësjellësi i qytetit.

– Gjatë muajve të verës mirëmbajtja e gjelbërimit gjithsesi kërkon kujdes të vazhdueshëm, me ç’rast ekipet tona rregullisht kositin sipërfaqet me bar, mbledhjen e barin të kositur, ujitje – vaditje të sipërfaqeve të gjelbra publike, krasitje dhe formësim të vegjetacionit, prashitje të luleve, si dhe pastrim dhe mbledhje të përditshme të mbeturinave nga sipërfaqet e gjelbra. Ujitja e gjelbërimit në këto muaj të verës për shkak të temperaturave të larta dhe me rekomandim të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” për shkak të kursimit ujit bëhet herët në mëngjes në orën 9:00, thuhet në kumtesën e NP “Parqe dhe gjelbërim”.

Bëjnë të ditur se Parku i Qytetit dhe gjelbërimi i blloqeve në Komunën e Aerodromit janë ujitur me ujë nga bunarët, derisa, nga ana tjetër, pjesa tjetër e gjelbërimit është vaditur me ujë nga ujësjellësi i qytetit. Atje ku nuk ka sistem të instaluar të ujitjes, ujitja bëhet me cisterna.

– Në Parkun e Qytetit ka gjithsej 10 bunarë, ndërsa 15 bunare ka në Komunën e Aerodromit, , informojnë nga NP “Parqe dhe Gjelbërim”.

Rekorderë në Evropë me 118 metra kub ujë në vit për kokë banori

Në nivel kombëtar, sipas të dhënave të Eurostat, konsumojnë 118.2 metra kub ujë për kokë banori, gjë që na bën rekorderë në rajon me rreth 323 litra ujë për kokë banori në ditë. Maqedonasit në nivel vjetor konsumojnë më shumë ujë sesa banorët e Sllovenisë, Bosnjës e Hercegovinës, Bullgarisë dhe Kosovës së bashku.

Nga rajoni sipas konsumit të ujit vijojnë grekët me 94 metra kub për kokë banori, serbët me 44.6, Sllovenia me 38.1, Bullgaria me 35.9, turqit me 32.2, Bosnja e Hercegovina 28.5 metra kub dhe Kosova 28.4 metra kub ujë.

Gjendja me ujin si resurs në Evropë, sipas të dhënave të Eurostatit nga viti 2017, vlerësohet e qëndrueshme në një periudhë afatgjate për pjesën më të madhe të kontinentit. Megjithatë, disa rajone specifike mund të përballen me mungesë të ujit, veçanërisht pjesët jugore të kontinentit.

Sipas të dhënave të Eurostatit, për konsumin e ujit nga sistemet e ujësjellësit publik për kokë banori, më së shumti 94 metra kub në nivel vjetor shpenzojnë nga grekët, e më së paku rumunët me 25.1 metra kub ujë në vit.

Pas Greqisë vijojnë Qiproja me 91.7 metra kub dhe Luksemburgu me 74.9 metra kub në vit për kokë banori. Pas tyre është Norvegjia me 70.8 metra kub, Franca me 51, Austria me 48.5 dhe Gjermania me 43.9 metra kub për kokë banori.

Më së paku ujë për kokë banori në BE, Sipas Eurostat, konsumojnë banorët e Rumanisë me 25.1 metra kub ujë për kokë banori, Çekia 30.6 metra kub, Hungaria 34, Bullgaria 35.9 dhe Sllovenia 38.1 metra kub ujë në vit.

Marketing