Rekordet e Messit kundër Real Madrid, dëshmojnë se ai është ‘mbret’ i El Clasico

Për Real Madrid, perspektiva e përballjes me Lionel Messin të mërkurën në mbrëmje mbetet po aq shqetësuese sa më parë.

Marketing

Los Blancos kanë mbajtur vetëm një portë të paprekur në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat dhe çka më shumë, për të kuptuar se ata do të përballen me një nga më të mëdhenjt e historisë së futbollit.

Të dyja ekipet ndajnë pozitat e para dhe të dyta me nga 35 pikë – andaj kjo sfidë pritet të vendosë shumë sa i përket kampionatit, shkruan lajmi.net.

Edhe kur Blaugranët nuk janë në formën e tyre më të mirë, ylli argjentinas ka shkëlqyer individualisht me 17 gola dhe nëntë asistime në të gjitha kompeticionet.

Historikisht, Reali nuk është kursyer asnjëherë nga ‘shpërthimet’ e tij.

Messi mban disa rekorde të rëndësishme të El Clasico, siç përmenden në AS, shumë prej të cilave nuk do të thyhen së shpejti ose mbase kurrë.

– Më së shumti gola në El Clasico (26 gola)
– Më së shumti asistime në El Clasico (14 asistime)
– Golashënuesi më i ri i El Clasico (19 vjet, tetë muaj dhe 14 ditë)
– Më së shumti het-trike (2, bashkë me pesë futbollistë të tjerë)
– Më së shumti paraqitje (pritet të arrihet shumë shpejtë).

Marketing