Rekordi i Liverpoolit në Premierligë: Arritja më e madhe dhe titulli i fundit

Liverpooli konsiderohet klubi favorit për ta fituar titullin e Premierligës pasi që ka arritur ta përfundojë pjesën e parë të sezonit pa asnjë disfatë, ndërsa rivali Manchester City pësoi tri disfata në pesë ndeshje të dhjetorit.

Marketing

Skuadra e Jurgen Kloppit ka arritur t’i largohet Manchester Cityt për shtatë pikë e Tottenhamit për gjashtë pikë. Kjo ka bërë që ata të konsiderohet favorit për ta fituar titullin, përkundër që nuk e kanë arritur këtë triumf asnjëherë në histori të Premierligës, transmeton Gazeta Express.
Këto janë disa nga momentet më të rëndësishme në historinë e Liverpoolit në Premierligë, të vlerësuara nga redaksia e uebsajtit ndërkombëtar të futbollit, Goal.com.

Cila është arritja më e madhe e Liverpoolit në Premierligë?
Arritja më e madhe e Liverpoolit në Premierligë ka qenë në sezonin 2013/2014 kur klubi përfundoi në pozitën e dytë në tabelën e Premierligës. Të kuqtë kishin qenë shumë afër triumfit, mirëpo në fund përfunduan dy pikë larg kampionit të atëhershëm, Manchester Cityt.

Kur e ka fituar ligën për herë të fundit Liverpooli?
Hera e fundit që Liverpooli e ka fituar titullin ka qenë në sezonin 1989/90, atëherë kur niveli i parë i futbollit në Angli ishte ende Division One, para themelimit të Premierligës. Ata e kanë fituar Division One 18 herë, mirëpo asnjëherë Premierligën.

A është Liverpooli ekipi më i trofeshëm në histori të Anglisë?

Liverpooli e ka një trofe më pak se Manchester Unitedi, i cili i ka fituar plot 42 trofe. “Djajtë e kuq” e kanë fituar 20 herë titullin e Premierligës, tri herë Ligën e Kampionëve, 12 herë FA Cup. Ndërsa, Liverpooli mban 18 tituj të ligës, pesë tituj të Ligës së Kampionëve dhe shatë tituj të FA Cup, por e mban rekordin për më së shumti tituj të League Cup, me shtatë të tilla.

Marketing