Rektori Vullnet Ameti uron për Festën e Pashkëve!

Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Universitetit të Tetovës, në këtë ditë të shënuar, ditën e shpresës dhe forcimit të besimit ndaj Zotit, të gjithë besimtarëve ortodoksë t’ua uroj Festën e Pashkëve.

Marketing

Le të na shërbejë kjo ditë për të reflektuar e përmirësuar raportin ndërshoqëror, por dhe për ta fuqizuar gjithnjë e më shumë humanizmin, solidaritetin dhe përkrahjen ndaj shtresave në nevojë.

Të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhemi, mbetet që edhe më tej të angazhohemi të gjithë, për ta tejkaluar këtë betejë që e kërcënon shëndetin e mbarë shoqërisë.

Rëndësia shpirtërore e kësaj feste na e përkujton vlerën e jetës së njeriut, prandaj në këto rrethana festat marrin kuptim vetëm nëse përfundojnë si të tilla.

Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës

Marketing