Relaksohet situata me koronavirusin në komunën e Likovës

Të nderuar banorë të Komunës së Likovës,
Kjo javë po dëshmon relaksimin e situatës në Komunën tonë në raport me virusin Korona.

Marketing

– Kjo falë bashkëpunimit tuaj me institucionet shëndetësore dhe përkushtimit të stafit mjekësorë. Megjithatë nuk duhet të tërhiqemi nga fronti për ta luftuar pandeminë deri në fund. Kjo mund të bëhet vetëm përmes bashkëpunimit tonë si banorë me mjekët dhe infermierët.

– JU LUTEM shumë, bashkëpunoni me mjekët, tregoni simptomat, testohuni dhe jepni të dhëna të sakta në anketat epidemiologjike. Mos harroni të respektoni edhe masat e domosdoshme: maskat, distanca sociale dhe larja e duarve.

– Nuk guxojmë të lejojmë që kriza shëndetësore të reflektohet edhe në krizë edhe më të thellë ekonomike. Andaj t’i respektojmë masat nëse duam të kthehemi në jetën normale.

Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës

Marketing