Remenski: Patriotizmi i shek. XXI është e ardhmja e sigurt

Maqedonia sot shënon 23 Tetorin, Ditën e Luftës revolucionare maqedonase.

Marketing

Me këtë rast, zyrtarë shtetërorë vendosën lule në përmendoren e Goce Dellçevit, në Parkun e Qytetit në Shkup. Nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevski Remenski, dhe ministri pa resor, Zoran Shapuriq, ua uruan festën të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, duke shtuar se kjo periudhë është mjaft e vështirë për politikanët të cilët sfidë kryesore e kanë integrimin e vendit në NATO dhe BE, për një të ardhme më të mirë.

“Historia ka treguar se secila gjeneratë ka sfidat e saj. Kjo gjeneratë e politikanëve ka ndoshta sfidën më të madhe, të vazhdojë kontinuitetin e shtetësisë së Maqedonisë dhe të ruajë identitetin e popullit të Maqedonisë dhe gjuhën maqedonase. Të nxjerrë Republikën e Maqedonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe të jemi anëtarja e 30 dhe t’i fillojmë negociatat me BE–në, për shkak se patriotizmi në shekullin e 21 është gjithsesi përkushtim në sigurimin e një të ardhme të sigurt si për qytetarët ashtu dhe për shtetin e Maqedonisë”,- tha nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski.

“Duhet të festojmë historinë, por edhe të kthehemi kah e ardhmja, pasi që, ne në mënyrë qytetare, kulturore, i kemi takuar dhe i takojmë Evropës. Dhe tani duhet të orientohemi drejt integrimeve euroatlantike”,- theksoi ministri pa dikaster, Zoran Shapuriq.

Formimi i Organizatës VMRO shënon fillimin e lëvizjes së organizuar revolucionare maqedonase që përmes Ilindenit në vitin 1903 dhe Republikës së Krushevës, përmes LNÇ-së, rezulton me krijimin e Republikës së Maqedonisë.

Marketing