Qytetarët e Republikës së Maqedonisë ndodhen para një shansi historik, më 30 shtator të dalin në votim dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të garantuar me kushtetutë për t’u prononcuar në referendum dhe ta zgjedhin ardhmërinë edhe për Maqedoninë edhe për fëmijët e tyre dhe brezat e ardhshëm, porositi në takimin me banorët e Llozovës, Frosina Remenski, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

“Është patriotizëm i vërtetë të shfrytëzohet shansi dhe të përcaktohet ardhmëria e ndritshme për brezat dhe për shtetin”, tha ajo.

Remenski u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht brezit të ri ta shfrytëzojnë shansin dhe, siç tha, Evropën ta sjellim në Maqedoni që mos ta kërkojmë jashtë.

Ajo edhe një herë potencoi se bota, BE dhe NATO i ka hapur dyert për Republikën e Maqedonisë që të jemi pjesë e familjes së madhe edhe ne, theksoi, këtë shans duhet tani ta shfrytëzojmë.