Rëndohet bilanci në Itali, 1266 të vdekur, 17 660 të prekur dhe 1439 të shëruar

Bilanci tragjik i pandemisë së koronavirusit në Itali.

Marketing

Dita e sotme ka çuar në 1266 numrin e viktimave e në 17 660 numrin e personave të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 250 viktima më shumë e 2547 të infektuar të tjerë.

Prej tyre 1328 janë në terapi intensive, 7426 po kurohen në spitale e 6201 të tjerë në kushte shtëpiake.

Numri i personave të shëruar është 1439.

Vetëm në rajonin e Lombardisë brenda 24 orëve janë regjistruar 149 viktima të tjera e numri i përgjithshëm i tyre është sot 890.

Kurse personat e infektuar në Lombardi janë deri sot 9820.

Rajonet Calabria, Sardegna, Molise e Basilicata fatmirësisht deri më tani nuk shënojnë asnjë viktimë.

Gjithashtu në dy rajone në Sardegna e Calabri asnjë pacient nuk është në gjendje kritike i shtruar në terapi intensive.

Në rajonin e Lacios ku ndodhet kryeqyteti italian numri i të infektuarve është rritur e ka arritur në 277 pacientë e 11 viktima.

Rajoni i Baziliaktës ka numrin më të ulët të personave të infektuar , vetëm 10. 9 po kurohen në shtëpi, 1 në terapi intesive e 1 person është i shtruar në spital.

Marketing