Rëndohet bilanci në kanionin e Holtës, pas shpëtimit të 4 fëmijëve gjendet e mbytur një 25 vjeçare

Është rënduar situata në kanionin e Holtës në Gramsh, atje ku disa persona mbetën të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në kanion.

Marketing

Një vajzë rreth 25 vjeçe është gjetur e mbytur në kanion, teksa forcat RENEA, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë mundur të shpëtojnë nga rreziku i mbytjes 4 fëmijë të mitur.
Deri më tani kërkimet kanë vijuar për të shpëtuar dhe 2 persona të tjerë, një tjetër të ri si dhe një burrë rreth të 50-tave. Këta të fundit ende nuk janë gjetur.

Shkak i ngecjes së pushuesve dyshohet të ketë qenë rritja e shpejtë e nivelit të ujit në kanion, si pasojë e shirave të rrëmbyer të kësaj të diele, çka kanë sjellë dhe ndryshime të nivelit të ujit.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, 3 autoambulanca të ardhura nga qyteti i Gramshit por edhe zjarrfikësit.

Marketing