Rëndohet bilanci/ Vdesin tre mjekë të tjerë në Itali

Rëndohet bilanci i bluzave të bardha që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 në Itali. Këtë të shtunë mediat italiane raportuan se kanë vdekur tre mjekë të tjerë, duke e çuar totalin në 80.
Mjekët që ndërruan jetë janë një mjek i familjes, Giovanni Battista Tommasino, 61 vjeç, me origjinë nga Castellammare di Stabia; Paolo Peroni (specialist kirurg në Okulistikë) dhe Giandomenico Iannuçi (mjek i familjes).
Në total, sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet italiane, 11.2252 punëtorë shëndetësorë janë të infektuar.

Marketing
Marketing