Reperi Besko: “Më mirë në Zvicër në burg sesa në arrati në Kosovë”

Besijan Kacorraj (34) njihet më mirë me emrin e tij artistk “Besko”. Si reper, për të mediat kanë pasur fjalë të mira. Ndërsa vetëm reagime negative ka pasur pas dëbimit të tij në Kosovë.

Marketing

Për më tepër ai, në vitin 2019, ai ka sulmuar një zyrë postare në Dübendorf të Cyrihut, për çfarë ka shkruar edhe albinfo.ch. Kjo grabitje ka ndodhur pikërisht gjatë kohës kur ai ishte në një pushim të lejuar në mënyrë të jashtëzakonshme, për të vizituar të birin në Zvicër, derisa ai ishte i dëbuar në Kosovë.

Nga ajo kohë, Besko ndodhet prapa grilave të burgut.

Gazetari i “Tages-Anzeiger” e ka vizituar atë në burg në Pfäffikon të Cyrihut, në qershor. Besko së shpejti do të gjykohet. Atë e pret mbajtja e disa viteve burg dhe dëbimi për 15 vjet nga Zvicra, transmeton albinfo.ch.

Por çfarë e ka shtyrë atë të kryejë këtë delikt gjatë dy javëve që ai u lejua të vinte në Zvicër për të parë të birin?

Kacorraj ka punuar ilegalisht në Zvicër për tre muaj

“Kam pasur borxhe” i thotë Besko tani gazetës. “E vetmja gjë që pata menduar në atë kohë ishte: ose do të marr para ose do të më burgosin këtu. Unë isha pajtuar me të dy variantet”. Ai pastaj tregon se kishte rënë në konflikt me një klan në Kosovë. Besko flet për borxhet që kishte prej më shumë se 50.000 eurove pastaj për një shkëmbim zjarri dhe një rrahje.

Kjo është arsyeja pse ai madje ka punuar në të zezë për tre muaj në Zvicër, duke fituar 25.000 euro. Atëherë ai kishte marrë vetëm disa muaj shtyrje për larjen e borxhit. “Unë me siguri mund të kisha gjetur njerëz që do të më jepnin para, përcjell albinfo.ch. Por më vinte turp që isha futur përsëri në një situatë të tillë “.

“Nuk kërkoj ulje të dënimit”

Në këto rrethana, ai kishte ardhur me planin për të grabitur zyrën postare. Deri në këtë pikë, ai kishte arritur gjithashtu edhe nga zhgënjimi për deportimin. Besiani, siç e thotë për gazetën, më parë kishte dhënë gjithçka nga vetja, madje kishte pasur një jetë shembullore – “dhe pastaj gjithçka më kishin marrë”.

Tani ai së shpejti do të dalë në gjyq, transmeton albinfo.ch. “Unë nuk po kërkoj ulje të dënimit. Po qëndroj si burrë.” Por dëbimi e kishte sjellë atë në këtë situatë dhe ai ende nuk arrin ta pranojë atë. “Është e trishtueshme: tani që jam prapa hekurave në Zvicër, ndihem si në shtëpi”.