Era Istrefi është emri që këto ditë ka ‘pushtuar’ mediet.
Këngëtarja dje ka publikuar këngën zyrtare të Kampionatit Botëror, të cilën e sjell të kënduar bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam

Himni i Kampionatit po pritet mirë, në më pak se 24 orë nga publikimi ka marrë afro 5 milionë klikime në kanalin YouTube, ani pse ende nuk është publikuar me videoklip.

Era ka pranuar komente pozitive nga kolegët, të cilët vlerësojnë arritjen e saj dhe e quajnë krenari të vendit.

Reperi Getinjo është njëri prej artistëve që i ka dalur në përkrahje Erës, ai ka publikuar këngën e saj në llogarinë e tij në Instagram, ndërsa mbishkrimi që i ka lënë është “Ambasadorja”.

33540474_10211897724307921_3955397672520646656_n