Reperi i “On Records” paraburgoset për trafikim të drogës

Gjatë ditës së djeshme në Tiranë është arrestuar reperi kosovar, Ensar Elshani i njohur si Fuego.

Marketing

Fuego i cili është anëtar i grupit “On Records” ka qëndruar në paraburgim deri sot, pasi dyshohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, raporton Magazina.al

Lirimi i tij sot nga paraburgimi është bërë me kusht, pasi Fuego detyrohet të paraqitet në policinë e Tiranës një herë në javë, çdo të premte.

Arrestimin e tij dje e kishte konfirmuar vet reperi përmes rrjeteve sociale, ashtu siç ka lajmëruar edhe sot lirimin nga paraburgimi.

Marketing