Reportazh nga zona e kuqe e klinikës infektive në Shkup

Reportazh nga zona e kuqe e klinikës infektive në Shkup e realizuar nga TV 21 , gazetar Jovica Paunoski.

Marketing

Kjo prapa meje është Klinika infektive. Çdo ditë numri i të infektuarve po rritet, një pjesë e qytetarëve nuk i respektojnë masat, ndërsa disa të tjerë nuk besojnë se virusi ekziston. TV21 hyn në Klinikën infektive.

Klinika është ndarë në dy pjesë. Zona e gjelbër, apo e pastër, dhe zona e kuqe apo zona e rrezikshme. Rrugëtimin tonë e fillojmë prej zonës së gjelbër. Prej këtu fillojnë edhe përkufizimet. Ndalohet hyrja reptësishtë!

Pa pajisje adekuate mbrojtëse, mund të vini deri këtu. Na duheshin rreth 10 minuta që të veshim uniformë mbrojtëse, maska, syze, kapelë dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme. Këtë procedurë mjekët e përsërisin disa herë në ditë. Në këtë mënyrë mund të hyjmë në zonën e kuqe. Ky ashensor përdoret vetëm për Kovid-19.

Ky është kati i parë dhe hyrja në repartin për kujdes intensiv. Këtu në respiratorë janë vendosur rastet më të rënda të pacientëve me koronavirus.

Klinika nuk është e stërmbushur, momentalisht ka 47 pacientë, prej të cilëve 19 në gjendje më të rëndë, të vendosur në oksigjen, ndërsa në 24 orët e fundit janë hospitalizuar edhe 3 pacientë. Këtu koha kalon ngadalë, çdo pacient dëshiron që të dalë sa më shpejt që është e mundur dhe t’i harrojë këto tingujt e respiratorëve. Në këtë klinikë është edhe ky pacient nga Tearca i cili thotë se po ndjehet mirë falë mjekëve. Ai është hospitalizuar para 6 ditëve.

Pacient i infektuar me Kovid-19

TV21: Si ndjeheni?

Pacient: Mirë…falë këtij mjeku

TV21: Nga jeni?

Pacient: Unë jam nga Tearca.

TV21: Sa ditë që jeni këtu?

Pacient: Sot është dita e gjashtë.

TV21:Tani a ndjeheni mirë?

Pacient: I falënderoj mjekut, super jam!

Në Klinikën infektive është edhe ky repart për pranimin e pacientëve. Pacientët që kanë rezultate pozitive apo të dyshimta, udhëzohen këtu. Laboratori i cili është pjesë e klinikës punon 24 orë. Për shkak të virusit korona puna është shtuar, por thonë se i bëjnë edhe analizat për sëmundjet e tjera. Pasi i marrin mostrat e gjakut që janë transportuar në këtë kuti, fillon procesi i analizës. Këtu bëhen vetëm testet serologjike përkatësisht vërtetohet prania e antitrupave te pacientët. Në fund u larguam nga Klinika infektive, pajisjet mbrojtëse përfundojnë në mbeturinë, unë dhe mjeku kaluam procesin e dezinfektimit si dhe pajisjet me të cilat e incizuam këtë reportazh.