Reshat Mati i pandalshëm, shënon edhe fitoren e dhjetë në boksin profesionist

Boksieri shqiptar Reshat Mati e ka shënuar edhe fitoren e dhjetë në boksin profesionist nga po aq meçe.

Marketing

Mati 22-vjeçar, që njihet me nofkën “Ariu shqiptar”, mposhti të shtunën mbrëma në Las Vegas, në mbrëmjen e boksit të organizuar nga kompania Matchroom, porto-rikanin Ryan Pino me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Dy anëtarë të jurisë e vlerësuan luftën e kategorisë velter me rezultatin 58:56 në favor të Matit, ndërsa njëri 60:54. Nga dhjetë fitoret në boksin profesionist Mati i ka shtatë me ndërprerje.

“10-0 faleminderit të gjithëve që më kanë përkrahur, familjes, shoqërisë, trajnerëve, tifozëve dhe sponsorëve. Kërkoj falje se nuk ishte performancë aq e mirë, por do të tregojë performancë më të mirë herën e ardhshme”, ka shkruar Mati në Facebook.

Marketing