Reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut, erë, bubullima dhe breshër gjatë fundjavës

Reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut, vende-vende mjaft intensive, në formë të motit të keq dhe të ndjekur me erë, bubullima dhe breshër priten këtë fundjavë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Marketing

Proceset e këtilla, siç theksohet, mund të shkaktojnë rrjedhje dhe përmbytje nëpër rrugët e qytetit për shkak të pamundësisë për kullimin e ujit për aq interval të shkurtër kohor.

Gjithashtu për shkak të shiut të pritur intensiv lokalisht në disa vende, është e mundur rritja e shpejtë e nivelit të ujit të lumenjve të vegjël dhe  përrenjve dhe rrjedhjet e tyre lokale, krahas të cilave theksojmë për lëvizje të kujdesshme. Për lumenjtë më të mëdhenj, tani për tani nuk ekziston rrezik nga derdhja e tyre, edhe pse është e mundur rritja e nivelit të tyre.

Temperaturat e mëngjesit nesër do të lëvizin prej 13 deri 20 gradë, ndërsa ato të ditës prej 25 deri 31 gradë. Në Shkup dhe rrethinë temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 30 gradë.

Nga e hëna deri të premten në orët e pasdites moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare, ndërsa në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi lokal dhe bubullima, theksojnë nga DPHM-ja.