Reshjet e borës, ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në disa akse

Qarkullimi në rrugët e vendit po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa dhe në vendet malore në dëborë. Reshjet e borës ka pothuajse në të gjithë vendin, në disa qafa malore është vendosur ndalim-qarkullimi i automjeteve të peshave të rënda.

Marketing

Nga “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se sot në mëngjes, për shkak të reshjeve intensive të borës dhe erës së përforcuar vendoset ndalesë për automjete të rënda ngarkuese në drejtimin rrugor aksi-Mavrovë-Dibër, Manastir-Resnjë përmes vendkalimit malor Gjavatë, Gostivar-Kërçovë përmes vendkalimit malor Strazhë dhe drejtimin rrugor Pallankë-vendkalimi kufitar Deve Bair.

Marketing