Resnjë, vjedh veturën dhe duke ikur godet në shtyllë

Një person nga Resnja ka vjedhur një veturë dhe duke ikur ka goditur në një shtyllë, mbrëmë në Resnjë, njoftojnë nga MPB.

Marketing

Dje në orën 4:00 është paraqitur se në Resnjë në rrugën “Boris Kidriç” në drejtimin drejtë fshatit Carev Dvor vetura “Citroen” e drejtuar nga E.K. (26) nga Resnja, pasi që më herët kishte vjedhur veturën, ka goditur në shtyllë. Pas aksidentit shoferi e ka lëshuar vendin e ngjarjes, por për një kohë të shkurtër është gjetur. E.K. pas marrjes së lëndimeve trupore iu është dhënë ndihma e parë mjekësore”, njoftojnë nga MPB.

Marketing