Restaurohet xhamia në Strumicë

Dëmet e Xhamisë Orta në Strumicë do të restaurohen me metoda të zbatuara për mbrojtjen e xhamive në Stamboll dhe në Dubai. Sipas drejtorit të “Lidhjes dhe Muzeut Strumica”, Aco Maninski, dëmtimet e objektit do të mbrohen me unaza karboni, që është metodë e rrallë për sanim, e që për herë të parë do të zbatohet.

Marketing

“Për momentin po kërkohet arsyeja për çarjen e murit, që të mund problemin ta zgjidhim përgjithmonë, e jo përkohësisht”, tha Maninski. Ai tha se qëllimi i riparimit të Xhamisë Orta është të bëhet në muze i kulturës islame në rajon, por edhe sallon për koncerte, pasi ka akustikë dhe hapësirë të mjaftueshme.

Projektin për riparimin e Xhamisë Orta, “Lidhja dhe Muzeu Strumicë” e realizon në bashkëpunim me Institutin e inxhinierisë së tërmeteve.

Xhamia vlerësohet si një nga lokalitetet më të rëndësishme kulturoro-historike në Strumicë.

Marketing