Retail park i parë në Shkup

Retail Parku i parë në Shkup  me  një sipërfaqe prej 9,500 m2 dhe mbi 300 hapësira parkimi. Cushman and  Wakefield / FORTONMKA agjent ekskluziv.

Marketing

Për disa muaj edhe Shkupi do të ketë një Retail Park, si një shembull nga qytetet Evropiane. Parku ndodhet në komunën e Çair – Butel , në vendin e ish fabrikës Tipo dhe është i pozicionuar midis dy bulevardeve, të cilat paraqesin  një pikë strategjike komunikimi midis lagjeve Qendër, Karposh, Butel dhe Çair.

Në një sipërfaqe prej 9.500 m2 ku  blerësit do të kenë mundësinë të takojnë  brende të famshme të modës, dyqane  zinxhirë të pajisjeve  teknike, si dhe dyqanet për mobilje dhe orendi. Një pjesë e Retail Parkut  do të perfshij  brendet e njohura  si NEPTUNE, JYSK, LC Ëaikiki, Sport Vision KFC, ZEGIN. Gjithashtu ne Retail Park do të ketë edhe supermarket, bankë, kafene, një restorant dhe një kënd lojrash për fëmijë me siperfaqe prej 2.500 m2.

“Për një kohë të gjatë, Shkupi është duke pritur për një projekt të kësaj natyre, me nje interesim të madh për pjesëmarje : Ne po punojmë me zell dhe presim hapjen. “Tha Katarina Nikolov, nga Cushman and Wakefield/ FortonMKA.

Investitor i objektit është kompania Ali Tobacco nga Shkupi, dhe hapja është planifikuar për në Qershor 2019.