Revizioni për RTVM-në, në seancë qeveritare

Qeveria në seancën e sotme do të prononcohet për raportin e Revizionit për punën e Radiotelevizionit të Maqedonisë. Revizorët zbuluan një numër parregullsish në punën e shërbimit publik. Drejtori Marjan Cvetkovski ka autorizuar që në vend të tij, dokumente të nënshkruaj dikush tjetër, ndërsa revizorët dyshojnë se ekziston rrezik për punë ilegale. Përveç kësaj, në televizion kanë munguar pajisje, dhe janë marrë kredi për një qëllim, ndërsa paratë janë shpenzuan për diçka tjetër. Raportin e revizionit tashmë janë duke e shqyrtuar Policia Financiare.

Marketing
Marketing