Revizori kryesor i Maqedonisë Adem Curi në vizitë dy ditore në Bruksel

Revizori kryesor Adem Curi ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të delegacioneve të Maqedonisë dhe Shqipërisë në komisionin evropian në Bruksel në sqarimin e procesit të skriningut si pjesë e përgatitjeve për fillim të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin evropian.

Marketing

Gjatë ditës është mbajtur sqarim për kapitullin 32 nga kontrolli financiar i cili përbëhet nga kontrolli publik financiar,nga kontrolli i brendshëm financiar, revizion të jashtëm si dhe mbrojtje të interesave financiare të BE-së ku pjesën drejtuese e ka trupi revizues i instrumentit të fondeve paraqasëse.

Revizori kryesor Curi ka realizuar takime edhe me përfaqësuesit e komisioneve dhe direktorateve DG NEAR, DG BUDGET dhe OLAF me të cilat trupi revizues ka komunikim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm

Marketing