Revolucion te Barça, publikohet lista me 9 futbollistët “e padëshiruar”

Pavarësisht dështimit për herë të dytë radhazi, për të triumfuar në Europë, Ernesto Valverde pritet të konfirmohet në stolin e Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm, dhe shkak për këtë është mbështetja e fortë që tekniku gëzon mes senatorëve të katalanëve.Megjithatë drejtuesit “blaugrana” janë gati të bëjnë një revolucion të vërtetë brenda skuadrës, pasi afrimet e viteve të fundit, përveçse u kanë kushtuar shumë arkave të klubit, nuk kanë arritur të bëhen pjesë e rëndësishme e ekipit.Janë plot 9 emrat e futbollistëve që nuk bëjnë pjesë në planet e klubit katalan dhe do të dalin në shitje këtë verë, për të sjellë të ardhura në arkat e Barçës dhe për të liruar vend për të rinjtë që pritet të afrohen.Philippe Coutinho, Samuel Umtiti, Andre Gomes, Denis Suarez, Rafinha, Malcom, Jasper Cillessen, Cucurella dhe Ivan Rakitiç, janë emrat që do të duhet të kërkojnë për një tjetër destinacion, duke filluar nga kjo verë.Një pjesë e madhe e tyre nuk kanë bindur me fanellën e Barçës, por ka edhe emra si Umtiti e Rakitiç, të cilët kanë qenë pjesë e formacionit në mënyrë të vazhdueshme, e megjithatë janë në listën e lojtarëve për t’u larguar, pasi duhet të lirojnë vend për afrimet e reja.Sipas mediave pranë klubit spanjoll, drejtuesit e Barçës shpresojnë të arkëtojnë rreth 270 milionë euro nga këta emra, para të mjaftueshme për të bërë edhe 3-4 afrime të rëndësishme gjatë merkatos së verës.

Marketing

1. Philippe Coutinho – Kërkohet me ngulm nga Chelsea, që shikon te braziliani pasuesin e duhur të Edenm Hazardm, pasi belgu pritet të zyrtarizohet së shpejti te Reali i Madridit. Coutinho u kushtoi rreth 150 milionë euro katalanëve, por tashmë mund të largohet edhe për më pak se 120.

2. Malcom – Erdhi nga Bordeaux përreth 45 milionë euro, por ka luajtur shumë pak dhe nuk ka bindur trajnerin Valverde. Për brazilianin ka interes nga klube të shumta angleze, me Tottenhamin që është gati të ofrojë 40 milionë euro, për ta marrë në Londër.

3. Ivan Rakitiç – Kroati është një nga titullarët e padiskutueshëm të viteve të fundit dhe shumë i preferuar nga Valverde, por pritet të largohet për t’u bërë vend afrimeve të reja, si holandezi De Jong. Mesfusha katalane është e përbërë nga emra të shumtë, ndaj dikush duhet të largohet dhe Rakitiç është emri që mund të sjellë më shumë para në arkat e klubit. Kroati kërkohet nga Interi dhe mund të transferohet për shifrën e 50 milionë eurove.

4. Samuel Umtiti – Mbrojtësi 25-vjeçar francez mbylli sezonin e tretë me fanellën e Barçës, por këtë sezon u “harrua” në stol dhe nuk e ka aprovuar aspak këtë zgjedhje të trajnerit Valverde, ndaj ka kërkuar largimin në fund të sezonit. Umtiti ka kërkesa të shumta në merkato, me Manchester United që është gati të paguajë rreth 40 milionë euro për kartonin e tij.

5. Rafinha – Fantazisti brazilian vijon të vuajë nga dëmtimet e vazhdueshme, ndërsa Valverde ka treguar qartë se nuk e ka në listën e titullarëve, ndaj këtë verë Rafinha pritet të largohet sërish nga Barcelona, qoftë edhe në huazim.

6. Andre Gomes – Mesfushori mbylli një periudhë huazimi te Evertoni, ku tregoi një nivel mjaft të mirë loje dhe me shumë gjasa do të blihet përfundimisht nga klubi anglez. Megjithatë, edhe nëse Everton vendos për të kundërtën, adhuruesit e Andre Gomes janë shtuar dhe në arkat e Barcelonës pritet të vijnë rreth 25 milionë euro për kartonin e tij.

7. Denis Suarez – U huazua te Arsenali në janar, por luajti vetëm 4 ndeshje dhe tani pritet të rikthehet sërish te Barcelona. Megjithatë nuk do të qëndrojë gjatë, pasi për mesfushorin spanjoll ka shfaqur interes Napoli, që pritet të prezantojë edhe një ofertë zyrtare në ditët në vijim.

8. Jasper Cillessen – Portieri holandez ka mbetur në stol, për shkak të formës së mrekullueshme që po kalon gjermani ter Stegen, ndaj po kërkon largimin. Në 3 sezone me fanellën e Barcelonës, holandezi ka luajtur vetëm 5 ndeshje dhe tashmë në moshën 30-vjeçare, kërkon një klub që t’i ofrojë një vend titullari për vitet e fundit të karrierës.
9. Marc Cucurella – Mbrojtësi 21-vjeçar sapo përfundoi një sezon të shkëlqyer në huazim te Eibari, ndërsa këtë verë pritet të largohet përfundimisht nga Barcelona, për të sjellë para në arkat e klubit.