Rexhail Ismaili: BDI ka kontrolluar të gjithë procesin e ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Mbrëmë në emisionin debativ “Rruga Drejt” në Alsat-m, ku temë e debatit ishte “Situata politike në Maqedoni”, përfaqësuesi i BDI-së, z.Rexhail Ismili, duke folur për procesin e marrëveshjes për emrin me Greqinë, respektivisht miratimin e saj në kuvend, tha:

Marketing

“Ne si BDI nuk kemi dashur që të rëndojmë procesin, por megjithatë procesin e ka kontrolluar Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kemi insistuar që ky proces të jetë i suksesshëm, edhe pse kemi qenë të vetëdishëm se egziston një “dorë fshehtë”që kishte për qëllim minimin e procesit, gjë që u tregua në fund të procesit, ku kishte tentime që me çdo kusht të rrëzojnë dhe dështojnë procesin.
Gjithashtu z. Ismaili foli edhe për kontributin e forcave tjera politike shqiptare sa i përket procesit të ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, ku thekson se:

” Si kontrollues të procesin, ne si BDI kemi lënë hapësirë që të veprojnë gjitha partitë politike shqiptare”

Në fund, si për të vërtetuar rëndësinë kyçe të BDI-së në procesin e ndryshimit të emrit të shtetit të Maqedonisë, deputeti i BDI-së, z.Rexhail Ismaili paralajmëroi se marrëveshja e Prespës do të miratohet edhe nga Parlamenti grek dhe atë me 153 vota. Kjo u vërtetua sot pas votimj , ku parlamenti grek votoi miratimin e Marrëveshjes e Prespës me 153 vota.

 

Marketing