Rexhep Qosja pro shkëmbimit të territoreve: Zgjidh çështjen historike Kosovë-Serbi

Akademiku Rexhep Qosja ka mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Marketing

Në një status të gjatë në Facebook, Qosja thotë se shkëmbimi i territoreve të Veriut të Mitrovicës me Luginën e Preshevës do të ishte zgjidhja e çështjes së marrëdhënive mes dy vendev.

Qosja: Shkëmbimi i territoreve: i Veriut të Mitrovicës, natyrisht, pa objektet vitale për zhvillimin e Kosovës, me Luginën e Preshevës (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) do të ishte zgjidhja politike, shtetërore e kombëtare, domethënë do të ishte zgjidhja historike e çështjes së marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Qosja sqaroi edhe keqkuoptimet për këtë proces. Qosja: Keqkuptim të veçantë të çështjes së shkëmbimit të territoreve përfaqëson togfjalëshi ndarje e Kosovës. Me këtë togfjalësh në disa raste synohet zhvlerësimi i skajshëm i çështjes së shkëmbimit të territoreve, i korrigjimit të kufijve, i lëvizjes së kufijve, që në asnjë rast nuk kanë qëllimin, prandaj as kuptimin e ndarjes së Kosovës.

Marketing