Shefi i shtabit zgjedhor Atulla Rexhepi njoftoi për aktivitetet e realizuara në kuadër të fushatës tre javore të BDI-së për referendumin e 30 shtatorit.

Rexhepi theksoi se gjatë kësaj periudhe, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka realizuar 25 takime të drejtpërdrejta me qytetarët në të gjitha rajonet. Ai mes tjerash përcolli mesazhet kryesore që BDI ka përcjellë dhe ka marr gjatë fushatës së referendumit.

‘Mesazhi kryesor që u përcoll nga lideri Ali Ahmeti ishte rëndësia e jashtëzakonshme e momentit historik. Po ashtu dalja më masovike e votuesve më 30 shtator është një ndër faktorët kyç për të mos lënë dyshim se si shqiptar ku e kemi orientimin’, ka thënë Rexhepi.