Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se është fatkeqësi kur në emër të bujqëve dhe dëmeve që ata kanë nga fatkeqësitë natyrore, parti politike që kanë qënë vet pjesë e pushtetit, të bëjnë politike, shkruan Akltuale.mk

“Të akuzosh Ministrinë e Bujqësisë për fatkeqësi natyrore nga moti i keq në vitin 2016 dhe 2018 që kaploi Hasanbegun dhe Haraçinën jo vetëm që është mosnjohje elementare por paraqet dyfytyrësi politike.

Pasi që po deklaron Alternativa se do bëjë çmos për bujqit e Haraçinës dhe Hasanbegut , duhet të tregojnë se çka kanë ndërmarrë gjatë mandatit të tyre për t’i ndihmuar, sepse po të njejtit bujq iniciativat i kanë ngritur në qeverisjen e kaluar ( por mesiguri që ministri i Alternativës ska patur kohë të merret sepse ka qenë i zënë me numra 5-6 shifor).

Me politikë ditore në shpinë të bujqve, qytetarëve pa shtetësi, të varfërve dhe gjithë kategorive tjera të ndjeshme në shoqëri për fat të keq nuk mund të bëhet opozitarizëm. Kjo është fytyra e vërtetë e opozitës të rrejshme që në fakt për t’i ikur përgjegjësisë çdoherë do gjejnë “alternativa” të reja!

Para se të tentoni të kritikoni tjerët, kërkoni falje për të kaluarën e juaj në qeverisjet e turpshme.”, ka shkruar Rexhepi.