Rezultate negative tek pacientja e cila kishte dyshime për koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njofton se rezultatet e pacientes tek e cila kishte dyshime për korona virus janë negative. Pacientja është njëra nga dy rastet të cilat gjatë ditës së sotme janë testuat në Klinikën Infektive në Shkup, respektivisht bëhet fjalë për një grua e cila ka udhëtuar me bashkëshortin e saj në Romë. Të dy rastet janë negative.

Marketing

Ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme janë kontaktuar të gjithë udhëtarët që kanë qenë në furgon me të tashmë të prekurën me koronavirus. E prekura ndjehet mirë. Nuk ka komplikime të rënda. Personat që kanë qenë në fugon gjatë mëngjesit të sotëm janë vizituar nga ekipe të epidemiologëve ashtu dhe nga përfaqësuesit e MPB-së . Të gjithë këta kanë thënë se nuk kanë pasur kontakte me grupe të mëdha të njerëzve. Ata kanë pasur kontakt me familjarët edhe atë brenda shtëpive të tyre. Të gjithë atyre do ju shqiptohet poashtu izolim

Marketing