Rezultatet e fundit nga KQZ

Nuk ka ndryshim në renditje

Marketing

Të dhënat momentale të KQZ-së, tregojnë se deri më tani janë numëruar 95,88% të votave, apo 2442 vendvotime nga 2547 sa kanë qenë gjithsej.

Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,81%. Pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,07%. Partia Dermokratike e Kosovës renditet e treta me 21,17%. Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,64%.

Mbrëmë Lëvizja Vetëvendosje ka festuar fitoren e saj në sheshin “Skënderbeu” Prishtinë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se me fitoren e partisë së tij hapet një kapitull i ri për vendin, fitore të cilën ai e ka quajtur më shumë si të popullit se sa të partisë. Ai tha se më Vetëvendosjen në Qeveri, nuk do të ketë vend për hajna dhe këta të fundit tashmë do të hetohen e gjykohen dhe se i pret jetë e vështirë deri në humbjen e lirisë.

Marketing