Rezultatet e para: Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri

Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut tregojnë rezultatet e para nga raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Marketing

Pas numërimit të 99,29 për qind të fletëvotimeve, kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski, ka fituar 51,70 për qind ose 432.728 vota, ndërsa kandidatja e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska-Davkova ka fituar 44,70 për qind të votave ose 374.131 vota.

Fletëvotime të pavlefshme janë 3,61 për qind ose 30.197.

Marketing