Rezulton pozitiv me Covid-19 politikani Neritan Ceka, refuzon shtrimin në spital

Politikani Neritan Ceka dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Burimet bëjnë me dije se politikani ka pasur shqetësime prej nëntë ditësh.

Marketing

Nuk dihet ende si paraqitet gjendja shëndetësore e çiftit Ceka, por bëhet e ditur se ish-ministri dhe gruaja e tij po marrin mjekime në shtëpi.

Sipas burimeve të gazetës ‘Shqip’, Neritan Ceka ka refuzuar të shtrohet në spital.

Marketing