Richard Grenell: Nuk duam fjalë boshe

Ambasadori amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka thënë se janë në Kosovë, për të nisur zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit.

Marketing

Grenell deklaroi se duan implementim të ujdisë së Washingtonit, dhe për këtë ai thotë se ndihet mirë kur mësoi se tashmë secila ministri ka angazhuar grupet për të punuar me amerikanë, njofton Klan Kosova.

”Ajo çka ne po duam është të bëjmë një zotim para jush, që zbatimi i marrëveshjes është ajo për çfarë kemi ardhur”.

”Nuk dëshirojmë fjalë boshe”.

”Ne mund të shkojmë përpara me zhvillimin e ekonomik për përmirësimin e civilizimit”.

”Falënderoj Presidentin Thaçi dhe kryeministrin tuaj, po tregoni forcë dhe vullnet. Secila ministri ka krijuar grupet për të punuar me amerikanë për të jetësuar këto projekte. Krijimi i vendeve të punës për të rinjtë, krijon një energji të re rreth zhvillimit ekonomik”.