Rihanna kërcënon me padi Presidentin Donald Trump

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, i ka dërguar një letër të hapur Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Marketing

Në këtë letër, këngëtarja nga Barbadosi, ka kërcënuar presidentin se do ta padisë në gjykatë, dhe shkas për këtë është bërë përdorimi i paautorizuar i materialeve të saj muzikore, në mitingje politike.

Sipas raportimeve, kënga hit e saj “Don’t stop the music”, u lëshua në një tubim të fushatës të së dielës për kandidatin e Senatit Republikan, Marsha Blackburn.

“Vëmë në dukje se Presidenti Trump ka shfrytëzuar kompozimet muzikore dhe këngët e Rihannës, duke përfshirë edhe këngën e saj hit “Don’t stop the music’, në një numër ngjarjesh politike të mbajtura në të gjithë Shtetet e Bashkuara”, thuhet në kumtimin e ekipit ligjor të këngëtares.

“Ashtu siç jeni ose duhet të keni parasysh, zonjusha Fenty nuk i ka dhënë pëlqimin e saj z. Trump për të përdorur muzikën e saj. Një përdorim i tillë është pra i paautoriozuar”, thuhet më tej në letër.

Ndërkohë, edhe vet Rihanna, e cila ka treguar disa herë qëndimet e saj kundër presidentit, u deklarua së fundmi në lidhje me këtë çështje.

“Ta bëjë sërish dhe do përfundojë në gjyq. As unë, as njerëzit e mi nuk do jemi pjesë e këtyre mitingjeve tragjike”, ka thënë ajo për Washington Post.