Rihapet qarkullimi nga Kapshtica drejt Greqisë për mjetet e tonazhit të rëndë

Organet policore greke kanë bërë me dije se tanimë është rihapur aksi Kapshticë-Kostur e më tej, për kalimin e automjeteve të tonazhit të rëndë, pas dy ditësh pezullim nga Pika Kufitare e Kapshticës drejt Greqisë.

Marketing

Greqia e pezulloi prej prezencës së akullit dhe ngricave në rrugët e saj. Prej dy ditësh nga Pika Kufitare e Kapshticës kalonin vetëm autovetura dhe autobusë.

Njoftimi i plotë:

Njoftohemi nga autoritetet policore greke, se aktualisht lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamion), të cilët kanë si destinacion rrugën e re Kapshticë-Kostur dhe më tej.

Ju faleminderit!