Rike Roçi nis karrierën si aktore në Itali: Si më zgjodhën regjisorët e serialit të famshëm “Gomorra”

Ish-lojtarja e bukur e “Big Brother” dhe tifozja shqiptare më seksi, tashmë i ka hyrë karrierës së ëndërruar, kinemasë.
Ish-banorja e “Big Brother” 3, tregon se ka nisur studimet, pasi ishte përzgjedhur në një nga akademitë më prestigjioze të kinemasë në Itali lidhur me aktrimin.

Marketing

Pak ditë më parë, modelja nga Durrësi postoi në “Instagram”-in e saj një video në “Instastory”, ku shfaqeshin dy sekuenca të shkëputura në teatër dhe në kuadër shihej Rike.
Sipas mediave online, u tha se ajo kishte nisur provat si aktore në një rol të rëndësishëm në teatër. Për “Panorama Plus”, Rike Roçi konfirmon faktin që është duke bërë realitet ëndrrën e saj më të madhe, filmin, ndërsa po studion në Akademinë e Kinemasë së Romës.

“Për çdo rol duhet të hyj në personalitete të ndryshme dhe kjo më shqetëson pak derisa të mësohem me këtë teknikë. Plus, në angazhimet e mia të përditshme, tashmë hyjnë edhe xhirimet që janë vërtet shumë të lodhshme”, tha ajo. Po ku ka arritur deri tani dhe me kë po bashkëpunon, për të hyrë në tregun e filmit italian si aktore?” Jam duke punuar me regjisorë dhe casting regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra” etj., të cilët më zgjodhën për projektet e tyre. Synimi im është kinemaja, normal, por disa xhirime janë bërë dhe ende s’e di kur do dalin”, sqaroi ajo për “Panorama Plus”.
Mesa duket, ish-banorja ka arritur që me forcat e saj të realizojë atë që prej kohësh e kishte ëndërr duke e bërë realitet. Në postimet e mëparshme dhe deklaratat e dhëna dukej se Rike e kishte të parën në listë ëndrrën që të realizonte pasionin e kinemasë dhe tashmë, dyert janë hapur qëkur fitoi audicionet në Akademinë e Kinemasë në Romë, ndër më të mirat në Itali.

Ky ndryshim në jetën e saj vjen 7 muaj pasi e pamë në Tiranë në “Top Arena” në “Top Channel”, ku përveçse tregoi se është një vajzë që ka njohuri të detajuara nga bota e futbollit, edhe njëherë tjetër mori vëmendjen me format e saj.
Me një veshje që i nxirrte në pah “asetet” e saj, ajo u komentua nga të ftuarit në studio, por të pafundme ishin edhe komentet në rrjetet sociale për të. Disa prej tyre bënin pyetjen nëse Rike Roçi dukej më bukur në stadiumin e Europianit apo në programin me të ftuar, kryesisht meshkuj, të njohur në “Top Arena”?.

Rike postoi një album fotosh e rrethuar nga të ftuarit e tjerë në studio, ku binte në sy për format e bukura. ”Ti tërbon një studio dhe audiencën moj goce”, ishte një nga komentet që iu bënë Rikes pas shfaqjes së saj në ekran. Kujtojmë që tifozja kuq e zi, Rike Roçi dhe mikesha e saj Irid Oxa ranë në sy në “Euro 2016”, pas fotove të tyre nga stadiumi. Të dyja shumë tërheqëse dhe me dekoltetë që binin në sy, fotot e tyre bënë xhiron e botës brenda 24 orëve.